Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Senatorët Hillary Clinton dhe John McCain janë fituesit e garës presidenciale në shtetin e Nju Hampshire, përkatësisht për demokratët dhe republikanët.
Senatorja Clinton fitoi në një garë të ngushtë ndaj senatorit tjetër demokrat Barack Obama, i cili nga anketat e opinionit besohej se do të ishte fitues. Obama kishte fituar garën në shtetin e Ajovës.
"Gjatë javës së fundit ju kam dëgjuar dhe gjatë këtij procesi gjeta dhe zërin tim", tha senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton pas fitores.
McCain, një mbështetës i fuqishëm i luftës në Irak fitoi në Nju Hampshire pas humbjes në Ajova.
Kandidatët e dy partive për garën presidenciale amerikane të nëntorit do të mësohen më 5 shkurt ku gara brenda partive do jetë zhvilluar në së paku 22 shtete.
XS
SM
MD
LG