Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur sot presidentin Fatmir Sejdiun në postin e presidentit të Kosovës.
Sejdiu u zgjodh në rrethin e tretë të votimit. Kundërkandidat i tij ishte Naim Maloku nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Më herët, deputetët zgjodhën Jakup Krasniqin në postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit, me përjashtim të atyre joshqiptarë, të cilët nuk kishin arritur marrëveshje me përfaqësuesit e tyre.
XS
SM
MD
LG