Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e ndërlidhë afrimin e saj me Brukselin me rolin e ardhshëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Paralajmërimi ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve të kryeministrit Vojisllav Koshtunica se Bashkimi Evropian duhet të zgjedhë ndërmjet marrëdhënieve me Beogradin apo marrëdhënieve me Prishtinën.
"Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe të gjitha përmbajtjet e saj janë negociuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë si partnerë të barabartë dhe pa paragjykuar statusin e ardhshëm të Kosovës", ka thënë Kristina Nagy, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Nagy tha se "Komisioni është i shqetësuar nga prezentimi i pasaktë i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë debatit".
XS
SM
MD
LG