Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka mbërritur në Izrael për një vizitë tre ditore. Kjo është vizita e parë e tij në Izrael gjatë dy mandateve presidenciale. Bush u prit nga presidenti izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri Ehud Olmert, të cilët e quajtën këtë vit si "moment të së vërtetës" për Lindjen e Mesme.
"Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë aleatë të fuqishëm. Burimi i kësaj miqësie është besimi i përbashkët në liritë e njeriut. Popujt tanë në kushte të vështira ndërtuan dy demokraci. Ne ndërtuam ekonomitë e tregut për të nxjerrë në pah potencialin e popujve tanë. Aleanca mes dy kombeve tona ndihmon sigurinë e Izraelit si shtet hebrej", tha Bush me të mbërritur në Tel Aviv.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të vizitojë dhe territoret palestineze, ku nesër do të takohet me kreun e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministrin Salam Fayad. Pas Izraelit, Bush do të vizitojë Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
Burimet izraelite njoftuan se militantët palestinezë në prag të vizitës së Bushit kanë gjuajtur me raketa në territorin izraelit. Në kundërpërgjigje, forcat izraelite kanë vrarë një militant dhe kanë plagosur 4 të tjerë.
XS
SM
MD
LG