Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për Zgjërim i Bashkimit Evropian i bëri thirrje Serbisë që të mos e ndërlidhë afrimin e saj me Brukselin me rolin e ardhshëm të BE-së në Kosovë. "Është për keqardhje që e ardhmja evropiane e Serbisë po ofrohet në altarin e lojërave të brendshme të pushtetit" i tha Oli Rehn agjencisë Reuters. "Është zhgënjyese që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit po keqinterpretohet në debatin politik në Serbi", tha ai.
"Procesi i integrimit evropian dhe procesi i statusit të Kosovës janë dy procese të ndara. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk e prek integritetin territorial të Serbisë, meqë statusi i Kosovës do të vendoset në një kontekst tjetër", ka deklaruar Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG