Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha sot se Izraeli është "shumë seriozisht" i përkushtuar që të përpiqet të ecë përpara për të arritur paqe të qëndrueshme me palestinezët. Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush, Olmert tha se Izraeli është thellësisht i interesuar në zbatimin e planit të paqes për krijimin e një shteti palestinez afër Izraelit.
"Ekipi i Izraelit është absolutisht i përkushtuar për t'i zhvilluar këto negociata në një mënyrë shumë serioze, për t'i trajtuar çështjet thelbësore në mënyrë që të arrihet deri tek marrëveshja", tha Olmert.
Sidoqoftë, Olmert paralajmëroi se "nuk do të ketë paqe derisa nuk do të ndalet terrori.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ai shumë shpreson se izraelitët dhe palestinezët mund të arrijnë marrëveshje paqësore. Ai tha se ky është "moment historik, mundësi historike" për të bërë paqe. Bush tha se paqja nënkupton koncesione nga të dy palët, dhe u bëri thirrje vendeve arabe që t'i mbështesin palestinezët "ndërsa ata po bëjnë zgjidhje të vështira". Bush gjithashtu e ripërsëriti qëndrimin se Irani paraqet kërcënim për paqen në botë, dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkëpunojë për të parandaluar Teheranin që të sigurojë armë bërthamore.
Bush nesër do të vizitojë territoret palestineze, ku do të takohet me kreun e Autoritetit Palestinez Mahmud
Abbas dhe kryeministrin Salam Fayad. Presidenti amerikan gjithashtu do vizitojë Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
XS
SM
MD
LG