Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatorët Hillary Clinton dhe John McCain janë fitues e garës presidenciale në shtetin New Hampshire, përkatësisht për demokratët dhe republikanët.
Clinton fitoi në një garë të ngushtë ndaj senatorit tjetër demokrat Barack Obama, i cili printe në anketat e opinionit. Obama pat fituar garën në shtetin Iowa.
"Gjatë javës së fundit ju kam dëgjuar dhe gjatë këtij procesi gjeta dhe zërin tim", tha senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton pas fitores.
McCain, një mbështetës i fuqishëm i luftës në Irak fitoi në New Hampshire pas humbjes në Iowa.
Kandidatët e dy partive për garën presidenciale amerikane të nëntorit do të mësohen më 5 shkurt ku gara brenda partive do zhvillohet në 22 shtete.
XS
SM
MD
LG