Ndërlidhjet

NJU JORK


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se sipas një hulumtimi të gjërë vlerësohet se 151 mijë irakianë janë vrarë nga dhuna prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në mars të vitit 2003 e deri në mesin e vitit 2006. Kjo e dhënë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbështetet në intervistat me 9345 kryefamiljarë në afro 1 mijë lagje dhe fshatra të Irakut. Këto të dhëna janë tri herë më të larta se ato të paraqitura nga një organizatë irakiane, që bazohet në raportet e mediave, e që synon përcaktimin e numrit të personave të varë prej vitit 2003.
XS
SM
MD
LG