Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se populli serb është ai që do vendosë nëse Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke theksuar se mënyra më e mirë për paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor është integrimi eurotalantik i të gjitha vendeve të rajonit.
Zhvillimet rreth Kosovës Scheffer i cilësoi si një nga sfidat më të mëdha duke shtuar se roli i NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë është i qartë.
"KFOR-i është dhe mbetet në bazë të rezolutës 1244 dhe do të jetë atje edhe nëse nuk do ketë rezolutë tjetër", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG