Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia nuk do të pajtohet me qëndrimet në Këshillin e Sigurimit për statusin e Kosovës, nëse ato nuk do të jenë të bazuara në kompromisin ndërmjet Beogradit e Prishtinës, deklaroi sot ish përfaqësuesi i Rusisë në treshen ndërkombëtare, Aleksandar Botsan Harçenko.
Harçenko e vlerësoi të "çuditshme" deklaratën e ministrit britanik për çështje evropiane, Xhim Marfi, me të cilën është kërkuar që Moskës t'i pamundësohet përdorimi i vetos në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
"Si mund të pengoghet Rusia, e cila është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit ", tha Harçenko.
Sipas tij, në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit do të shqyrtohet raporti i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ndërsa " nuk do të shqyrtohet projektrezoluta".
XS
SM
MD
LG