Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Ish kryeministri britanik, Tony Blair ka marrë një post të ri, si këshilltar i lartë në bankën amerikane JPMorgan. Blair do ta këshillojë bankën në fjalë, e treta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara, rreth politikave globale.
Kjo detyrë e re, e cila është vetëm me kohë të pjesshme nuk do ta pengojë Blairin nga pozicioni i të dërguarit të katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme.
Vitin e kaluar Blair ka arritur marrëveshje për publikimin e kujtimeve të tij në një vlerë prej disa miliona dollarësh.
XS
SM
MD
LG