Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Hashim Thaci morri sot solemnisht detyrën e kryeministrit në një ceremoni të organizuar nga Garda Ceremoniale e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Kryeministri Thaci, ka shprehur mirënjohjen për punën e paraardhësit të tij Agim Cekut, derisa ka premtuar se do të vazhdojë projektet e qeverisë Ceku, për të cilat mendon se janë në të mirë të qytetarëve.
“Statusi i Kosovës nuk është pronë e qeverisë është vullnet i të gjithë qytetarëve dhe spektrit politik kosovar dhe vendimet do të jenë unike të të gjitha institucioneve të Kosoves”, tha Thaci.
Ish kryeministri Agim Ceku ka thënë se qeveria Thaci do të ketë një barrë më pak në supe, duke aluduar në zgjidhjen e shpejtë të statusit, e cila do të bëjë që kabineti i ri qeveritar të fokusohet në problemet e përditshme të qytetarëve.
“Kosova është bërë gati për pavarësi dhe në një situatë të tillë po ia dorëzojmë Kosovën kryeministrit të ri, qeverisë së re", tha Ceku.
XS
SM
MD
LG