Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Situata në Kosovë mbetet shpërthyese, por askush të mos ushqejë iluzione se do mund të përmbushë qëllimet përmes mjeteve të dhunshme", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
Scheffer theksoi se roli i NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë është i qartë.
"KFOR-i është dhe mbetet në bazë të rezolutës 1244 dhe do të jetë atje edhe nëse nuk do ketë rezolutë tjetër", tha Scheffer.
Ai shtoi se është e nevojshme bashkëpunimi i ngushtë NATO – BE për Kosovën dhe se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do integrohen në strukturat euroatlantike. Ai konfirmoi se aplikimet e Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë për anëtarësi në NATO do të diskutoheshin në takimin e Bukureshtit.
XS
SM
MD
LG