Ndërlidhjet

BERLIN


Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Serbisë nuk arritën të merreshin vesh për të ardhmen e Kosovës gjatë takimit që zhvilluan në Berlin.
Ministri i jashtëm gjerman, Steinmeier tha se bisedimet për zgjidhjen e statusit dështuan, kurse homologu i tij serb Jeremic theksoi se bisedimet shënuan sukses, po ka nevojë për më shumë kohë për gjetjen e një zgjidhje të ndërmjetësuar. Jeremic përsëriti se "Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë" për Kosovën.
Lidhur me të ardhmen e Serbisë dy ministrat e jashtëm thanë se skenari më i mirë do të ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian më 28 janar.
Shefi i diplomacisë gjermane kërkoi që kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës të vizitojë Serbinë para takimit të 28 janarit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG