Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti amerikan George Bush bëri thirrje për t'i dhënë fund pushtimit 40 vjecar të territoreve palestineze nga Izraeli.
Në vizitën e tij të parë në territoret palestineze Bush tha se shteti palestinez duhet të jetë i bashkuar dhe i qëndrueshëm.
Presidenti amerikan George Bush shprehu besimin se mund të arrihet një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë mandatit të tij presidencial që mbyllet në fund të vitit.
Gjatë një konference shtypi në Ramallah, Bush tha se udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë e kuptojnë rëndësinë e dy shteteve demokratike që jetojnë bri njëri-tjetrit në paqe. Presidenti amerikan shprehu besimin se të dyja palët do të bënin zgjedhjet e vështira, por të nevojshme për t'ia arritur këtij qëllimi. Në mesin e cështjeve të vështira ai theksoi zgjidhjen e statusit të Jerusalemit.
Bush kërkoi nga izraelitët të mos ndërmerrnin aksione që do nënvlerësonin forcat e sigurisë së presidentit Abbas.
Sot Bush emëroi gjeneralin Uilliam Fraser të mbikqyr procesin e paqes izraelito-palestineze.
Presidenti amerikan po zhvillon një turne tetë ditor në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG