Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari i Shtetit Nicholas Burns i ka uruar presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi formimin e institucioneve të Kosovës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se Burns u ka premtuar mbështetjen e plotë për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të Kosovës.
"Shtetet e Bashkuara plotësisht e mbështesin zgjidhjen sa më të shpejtë të mundshme të statusit final të Kosovës. Nënsekretari ua tha pikëpamjet e tij, dhe sigurisht që u tha se ne vazhdojmë të mbështesim të ecet përpara në zbatimin e planit të Ahtisaarit, që përfshin rekomandimet për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës", tha Casey.
XS
SM
MD
LG