Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti George Bush i përmbylli vizitën në Izrael dhe Bregun Perëndimor me homazhet që u bëri viktimave të Hollokaustit në memorialin Yad Vashem në Jerusalem.
"Do të shpresoja që sa më shumë njerëz në botë ta vizitonin këtë vend, i cili të përkujton se e keqja ekziston, dhe bën thirrje se kur ta gjejmë të keqen, duhet t'i rezistojmë ", tha presidenti Bush.
Vizita në Izrael dhe Bregun Perëndimor ishte ndalesa e tij e parë në turneun në Lindjen e Mesme, që synon arritjen e një marrëveshje paqësore deri në fund të mandatit të tij presidencial. Dje Bush tha se paqja do të kërkojë "koncesione të dhembshme politike nga të dy palët".
Pas vizitës së tij të parë presidenciale në Izrael dhe Lindjen e Mesme presidenti amerikan po qëndron sot në Kuvajt.
XS
SM
MD
LG