Ndërlidhjet

logo-print

CYRIH


Kompania zvicerane e naftës Manas Petrolium ka bërë publike kërkimet e kompanisë Gustavson lidhur me rezervat e naftës dhe gazit në Shqipëri. Raporti i cili ka bërë kërkime në pjesën qëndrore dhe veriore të Shqipërisë ka arritur në përfundimin se aty mund të gjenden rreth 3 miliard fuçi gaz. Perspektiva e burimeve të tilla duket pozitive sipas kompanisë Gustavson. Studimet e kompanisë amerikane Gustavson ishin në vazhdimësi me ato të komapanive Shell dhe Coparex. Këto komapni kishin arritur në përfundim se Shqipëria mund të kishte potencial prej 820 milion fuçi.. Këto dy kompani ishin tërhequr si pasojë e trazirave të 1997 dhe luftës në Kosovë. Suksesi i këtyre burimeve të maftës dhe gazit mund të jetë shumë më i madh citon Gustavson pasi gjenden në një zonë shumë të përshtatshme. Pritet që Manas dhe Gustavson të japin më shumë detaje rreth burimeve në fjalë në javët në vazhdim.
XS
SM
MD
LG