Ndërlidhjet

UASHINGTON


Politika e SHBA-ve për Kosovën është e qartë dhe konsistente, dhe Uashingtoni edhe më tutje përkrah planin e Marti Ahtisarit i cili përfshin pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i departamentit Tom Casey.
"Jemi të përkushtuar në zbatimit e planit të Ahtisarit i cili përfshinë pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Ky nuk është sekret dhe nuk ka asgjë të re në pikëpamjen apo qasjen tonë ndaj kësaj çështjeje", ka thënë Casey, duke komentuar shkrimin në të përditshmen New York Times, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që ta njohin Kosovën dhe ti bëjnë thirrje vendeve evropiane që ta bëjnë të njejtën, kur Kosova të ketë shpallur pavarësinë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
XS
SM
MD
LG