Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Ndryshimin e kornizës kushtetuese për zgjatjen e mandatit të presidentit të Kosovës nga katër në pesë vjet e kam bërë me kërkesën e koalicionit politik, i cili përfaqëson përafërsisht dy të tretat e Parlamentit", ka deklaruar shefi i UNMIK-ut Joachkim Rycker në një intervistë ekskluzive për REL.
Rycker nuk ka komentuar nëse marrëveshja për qeverinë e Kosovës do të ishte e pamundur pa ndryshimet e kornizës kushtetuese.
Shefi i UNMIK-ut e ka lënë gjithashtu të hapur çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme 9 muaj pas përcaktimit të statusit, siç kërkohet në pakon e Marti Ahtisaarit.
Shefi i UNMIK-ut Joachim Rycker në intervistën për Radion Evropa e Lirë duke folur për statusin theksoi se "Kosova është e gatshme ta bëjë hapin tjetër dhe institucionet e saj janë të pjekura për statusin politik".
XS
SM
MD
LG