Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka përjashtuar mundësinë e hetimit të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze Benazir Bhutto muajin e kaluar. Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro Musharaf tha se ekzaminimi i vrasjes së Bhuttos do të bëhet nga hetuesit pakistanezë të asistuar nga policia britanike. Ai tha se rezultatet e hetimit pritet të publikohen para zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt. Familjarët dhe përkrahësit e Bhuttos kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara të hetojnë dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve në vrasjen e saj.
XS
SM
MD
LG