Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka kërkuar sot nga Bashkimi Evropian që të tërhiqet nga "dërgimi kundërligjor i misionit të tij" në Kosovë, që të mos e cenojë tërësinë territoriale të Serbisë. Ai u tha sot mediave në Beograd se në rezolutën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, me votat e më se 220 deputetëve, thuhet se "vendimi i BE-së për dërgimin e misionit për zbatimin e planit të refuzuar të Ahtisaarit, paraqet akt të rrezikimit të sovranitetit, të integritetit territorial dhe të rregullimit kushtetues të Serbisë".
XS
SM
MD
LG