Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se për qeverinë e tij "nuk ekziston pjesa jugore ose veriore, por Kosova e bashkuar" dhe shtoi se "për këtë kemi mbështetje ndërkombëtare". Këto komente zoti Thaçi i bëri gjatë vizitës në fshatin Çabër të Mitrovicës. Ai tha se po afrohet dita e zgjidhjes së statusit dhe se "Kosova është e përgatitur, e bashkuar dhe me përgjegjësi të madhe politike pret pavarësinë".
XS
SM
MD
LG