Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


E përditshmja çeke, Mlada Fronta Dnes, duke u mbështetur në burime diplomatike, shkruan se plani i Sllovenisë, si kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian, përbëhet nga ajo që posa Kosova ta shpallë pavarësinë, brenda 48 orëve këtë do ta pranojnë Britania, Franca dhe Gjermania, e pastaj edhe një grup i vendeve të tjera të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Sipas gazetës, megjithatë, minsitri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, këto ditë ka refuzuar që të përgjigjet se a do të jetë vendi i tij ndër shtetet e para që do ta njohin Kosovën e pavarur.
XS
SM
MD
LG