Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë do ta rishqyrtoj vendimin e saj që Shqipëria të përfshihet në listën e 140 shteteve ndaj të cilave, prej 1 shkurtit të këtij viti, do të zbatohet regjimi i vizave, pas reagimeve nga zyrtarët në Tiranë dhe opinioni shqiptar. "Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e vet të marten e ardhshme, do ta shqyrtoj situatën e krijuar dhe do të marrë masa për kapërcimin e saj", tha zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Ivica Bocevski. Ai mëtutje tha se zgjidhja e vazhdueshme e regjimit të vizave do të arrihet në takimin ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha, gjatë muajve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG