Ndërlidhjet

BAGDAD


Blloku i parlamentit irakian që përbëhet nga Sunitet, Shiitët dhe deputetet e pavarur kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët duke theksuar nevojën për bashkim kombëtar dhe kontroll qëndror në rezervat e naftës. Ndër nënshkruesit ishte edhe partia politike e bashkuar me klerikun radikal shiitë Moktada Al-Sadr, ish kryeministrin Iyad Allawi, listën kombëtare laike dhe Frontin për Dialog kombëtar i udhëhequr nga lideri sunit Salah al-Mutlak. Partitë në fjalë kanë kërkuar që nafta, gazi dhe burimet e tjera natyrore "mbeten thesar i Irakut", dhe nuk do të përfundojnë te fuqitë në rajon. Nëse blloku i cili ka nënshkruar deklaratën formon një aleancë të re politike, siç pritet ata do të jenë forca dominuese me 275 anëtarë në parlament.
XS
SM
MD
LG