Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka thënë se do të ndalojë blerjen e gazit në Turkmenistan nëse fqiu i tij nuk rifillon me furnizimin e ndërprerë 2 javë më parë. Agjencia e lajmeve Fars citon ministrin e rafinerisë Gholamhossein Nozari i cili ka thënë se Turkmenistani duhet së pari të filloj me shpërndarjen, e me pas të diskutohet çmimi. Turkmenistani ka fajësuar problemet teknike për ndalimin e shpërndarjes së gazit, por zyrtarët iranianë thanë se Ashgabat gjithashtu kërkon çmimin më të lartë për gazin natyral në Iran.
XS
SM
MD
LG