Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Izraeli dhe palestinezët sot i filluan bisedimet rreth atyre që konsiderohen "çështje kyçe", që duhen zgjidhur për të arritur marrëveshje paqësore.
Negociatat që i udhëheqin ministreja e Jashtme izraelite Tzipi Livni dhe kryeministri palestinez Ahmed Qorei, do t'i trajtojnë kufijtë shtetërorë, të ardhmen e Jerusalemit dhe refugjatët palestinezë.
Bisedimet mbahen pas vizitës së presidentit Bush në Izrael dhe Bregun Perëndimor javën e kaluar, ku tha se izraelitët dhe palestinezët mund të nënshkruajnë marrëveshjen paqësore deri në përfundim të mandatit të tij presidencial në janar, 2009.
XS
SM
MD
LG