Ndërlidhjet

logo-print

RIJAD/ABU DABI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, arriti sot për vizitë në Arabinë Saudite. Vizita e zotit Bush në këtë vend bëhet në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme. Dje në një fjalim në Abu Dabi, presidenti Bush e quajti Iranin "sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në botë", dhe bashkë me Al-Kaidën, kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin përhapjen e lirive demokratike, që i vlerësoi si armë e fuqishme kundër terrorizmit dhe ektremizmit.
- Ne e dijmë se demokracia është forma e vetme e qeverisjes, që i trajton individët me dinjitet dhe barazi. Nga përvoja e dijmë se demokracia është sistemi i vetëm i qeverisjes, që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, tha Bush.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Manoucher Mottaki, në një paraqitje në televizionin Al Jazeera, e akuzoi presidentin Bushin se po përpiqet t'i dëmtoj marrëdhëniet e Iranit dhe fqinjve të tij. Turneun e Bushit në Lindjen e Mesme ai e cilësoi si "dështim".
XS
SM
MD
LG