Ndërlidhjet

BRUKSEL


Për misionin e planifikuar të Bashkimit Evropian në Kosovë nuk do të vendoset deri në muajin shkurt të këtij viti, për të mos ndërhyrë me zgjedhjet presidenciale në Serbi, njoftuan zyrtarë të Sllovenisë, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së. "Është e qartë se nuk do të ketë vendim para shkurtit", tha zëdhënësja Maja Kocijançiq dhe shtoi se "ideja është që të mos ketë intervenim në situatën aktuale në Serbi". Zgjedhjet në Serbi mbahen më 20 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG