Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar se Kosova do të jetë shtet model, ku të gjithë qytetarët e saj do të ndjehen të lirë e të sigurtë. Kryeministri Thaçi i ka bërë këto komente pas takimit të sotëm me komisionarin e Lartë të OSBE-së, Knut Vollabaek. Nga ana tjetër, ambasadori Vollabaek ka thënë se pavarësisht nga statusi, Kosova duhet të jetë vend i të gjitha bashkësive etnike. Ai po ashtu ka thënë se zbatimi i ligjeve të miratuara do ta bënte Kosovën një shoqëri ideale për të gjithë qytetarët e saj, meqë institucionet kanë miratuar ligje te avancuara për mbrojtjen e pakicave.
- Nëse qeveria është në gjendje të implementojë atë që është në legjislacion, atëherë Kosova mund të jetë një shoqëri ideale në shumë mënyra. Ligjet janë shumë të avancuara, të zhvilluara shumë mirë, por gjëja kryesore është zbatimi i tyre , tha ambasadori Knut Vollebeak.
XS
SM
MD
LG