Ndërlidhjet

SARAJEVË


Gjenerali i pensionuar serb i Bosnjës, Novak Gjukiq tha sot se nuk është fajtor për urdhërin për sulm me predha nga i cili ishin vrarë dhjetëra vetë në veri të Bosnjës, në vitin 1995. Gjykata e Bosnjë Hercegovinës e kishte akuzuar zotin Gjukiq për dyshime lidhur me krimet kundër civilëve, kështu që ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar. Në këtë sulm kundër qytetit Tuzlla ishin vrarë 71 vetë dhe 240 ishin plagosur. Në atë kohë, Tuzlla ishte njëri nga 6 qytetet, që nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ishin shpallur zonë e mbrojtur për civilët.
XS
SM
MD
LG