Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisionari i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare, Knut Vollebaek kërkoi nga të gjitha komunitetet në Kosovë që të punojnë drejtë pajtimit dhe ka ftuar qeverinë e re të Kosovës të siguroj mbrojtjen e fuqishme të të drejtave të minoriteteve. "Paqartësia për statusin e Kosovës ka shkaktuar shqetësim për çdokend në Kosovë" tha zoti Vollebeak dhe shtoi se, megjithatë, ky shqetësim veçanërisht "ka ndikuar në serbët e Kosovës dhe në minoritet e tjera të vogla". Në njoftimin nga OSBE-ja poashtu thuhet se gjatë qëndrimit të tij pesëditësh në Kosovë, Knut Vollebeak u takua me zyrtarët më të lartë kosovarë e ndërkombëtarë dhe me përfaqësues të pakicave.
XS
SM
MD
LG