Ndërlidhjet

LUBJANË


Kryesuesja e radhës së presidencës së Bashkimit Evropian, Sllovenia do ta organizoj këtë të shtunë takimin e katër anëtarëve të Grupit të Kontaktit, për të diskutuar për statusin e Kosovës. Në këtë takim, pos ministrave të jashtëm të Britanisë, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë, do të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë të BE-së, Havier Solana dhe Olli Rehn. Duke u mbështetur në burime në ministrinë e jashtme të Sllovenisë thuhet se në këtë takim do të shqyrtohet situata më e re lidhur me debatin për Kosovës, por nuk priten vendime të mëdha. Grupi i Kontaktit për Kosovës përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia dhe ishte krijuar në përpjekjet për ta gjetur zgjidhjen për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG