Ndërlidhjet

GOLTZ:"RUSIA NUK SYNON BAZA USHTARAKE NË SERBI"


Aleksander GOLTZ, ekspert ushtarak /Moskë/

RADIO EVROPA LIRË
Sa janë të vërteta pohimet e një gazete kroate për synimin e Rusisë që në Serbi dhe në kufi me Kroacinë dhe Bosnjën të vendosë baza ushtarake?

ALEKSANDER GOLTZ
Jam skeptik. Askush nga zyrtarët rusë kurrë nuk ka sinjalizuar këtë mundësi, përkatësisht vendosjen e bazave ushtarake në Serbi. Rusia ka resurse të kufizuara për aktivitete ushtarake. Personalisht nuk shoh asnjë shkak real për vendosjen e forcave të Rusisë në Ballkan.

RADIO EVROPA E LIRË
Mbase për shkak të mbështetjes së Moskës për Serbinë rreth Kosovës...?

ALEKSANDER GOLTZ
Po, por kjo mbështetje kufizohet në mbështetje verbale dhe jo më shumë. Rusia ka tërhequr trupat e veta nga Kosova para së gjithash për shkaqe financiare.

RADIO EVROPA E LIRË
Serbia ka thënë se dëshiron të mbetet jashtë NATO-s, ndërsa Rusia është shumë kritike ndaj zgjërimit të Aleancës Veriatlantike...

ALEKSANDR GOLTZ
Deklarimet e Rusisë për t'iu kundërvënë zgjërimit të NATO-s nuk janë të përcjellura me aktivitete konkrete ushtarake. Kemi të bëjmë vetëm me retorikë të zbrazët. Shi për këtë Perendimi nuk shqetësohet për këto deklarime që vijnë nga Moska.

RADIO EVROPA E LIRË
Megjithate a ka mundësi që Rusia të tentoj të shfrytëzoj faktin që Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe atje të vendosë baza ushtarake?

ALEKSANDER GOLTZ
Ky do të ishte një provokim shumë i madh. Retorika e Moskës kundër Perendimit ka të bëjë me qëllime të brendshme. Në fakt, Rusia është shumë e kujdesshme në veprimet ushtarake në planin e jashtëm. Rrjedhimisht nuk besoj se ekzistojnë plane të tilla për Ballkanin.

Intervistoi: D. SHTAVLJANIN
XS
SM
MD
LG