Ndërlidhjet

MOSKË


Ish disidenti sovjetik Vladimir Bukovsky ka humbur të gjitha mundësitë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale ruse të marsit. Gjykata Kushtetuese vendosi kundër kandidaturës së tij.
Arsyetimi i gjykatës lidhet me faktin se Bukovski nuk ka jetuar në Rusi gjatë 10 viteve të fundit.
Bukovski ka jetuar në Britani që kur iu lejua të largohej nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1976 pas vitesh të tëra në kampet e punës dhe spitalet psikiatrike.
Bukovski e cilësoi vendimin si "politik".

GROZNI


Prokurori i përgjithshëm në Ceceni po sheh mundësinë e mbylljes së zyrës së një organizate jo qeveritare britanike që ndihmon fëmijët viktima të luftës.
Sipas administratës pro ruse ne Ceceni organizata në fjalë vepron me licensë të tejkaluar dhe nuk ka paguar taksa.
Zyra ka hedhur poshtë akuzat dhe tha se do vazhdojë punën.
Britania dhe Rusia së fundi kanë marrëdhënie të përkeqësuara diplomatike edhe për aktivitetin e një tjetër organizate britanike në Rusi, British Council.
XS
SM
MD
LG