Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot gjendjen në Kosovë. Takimi i sotëm do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do jetë e hapur dhe do flasë presidenti i Serbisë Boris Tadic, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Brandon Varma.
Më tej ai sqaron se në pjesën e mbyllur të takimit do paraqitet raporti i rregullt tre mujor nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Rycker e do të flasë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.
Për Radion Evropa e Lirë Varma shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon gjendet në Evropë e për pasojë nuk ka gjasa të marrë pjesë në takimin për Kosovën.
Varma tha se nuk pritet të merret ndonjë vendim në këtë takim lidhur me të ardhmen e UNMIK-ut dhe misionin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG