Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot gjendjen në Kosovë. Në pjesën e parë të takimit, do të flasë presidenti i Serbisë Boris Tadiç, ndërsa në pjesën e mbyllur, ku do paraqitet raporti i rregullt tre mujor nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Rycker, do të flasë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Brendon Varma tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pritet të merret ndonjë vendim në këtë takim lidhur me të ardhmen e UNMIK-ut dhe misionin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG