Ndërlidhjet

KLINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka hedhur poshtë njoftimet se komuniteti serb do të braktisë Kosovën nëse ajo shpallë pavarësinë. "Nuk besoj në këto thashetheme, të cilat duan ta trazojnë jetën e qytetarëve të Kosovës", tha Sejdiu duke iu drejtuar serbëve në fshatin Berkovë të komunës së Klinës.
Ai tha se Kosova do të jetë shtet modern demokratik me vlera dhe standarde evropiane, dhe për këtë janë dhënë garanca para të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG