Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i KB e shqyrtoi raportin e shefit të UNMIK-ut. Joachim Ruecker tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për hapin e ardhshëm në procesin e përcaktimit të statusit.
Presidenti serb Boris Tadiq tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do përdorë dhunën për të parandaluar pavarësimin e saj.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova është e gatshme të shpallë pavarësinë dhe "së shpejti do të marrë vendimin".
Ambasadori i SHBA, Zalmay Khalilzad, tha se "këshilli ende është i bllokuar" rreth çështjes, dhe përsëriti se zgjidhja më e mirë është plani i Ahtisaarit.
Ambasadori i Rusisë Vitaliy Churkin, tha se "me hapa të njëanshëm, Kosova nuk do t'i bashkangjitet bashkësisë ndërkombëtare të vendeve të njohura plotësisht".
(Më gjërësisht te rubrika Aktuale)
XS
SM
MD
LG