Ndërlidhjet

LONDËR/BRUKSEL


Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband tha se aksionet e Rusisë janë "për kritika", dhe se e "dëmtojnë reputacionin e saj", pasi Këshilli Britanik shpalli se ishte detyruar ti pezullojë operacionet në dy zyra rajonale.
"Në vend se të ndërmerrë aksion juridik kundër Këshillit, qeveria e Rusisë ka përdorë frikësimin e personelit të Këshillit. Ne kemi parë aksione të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë, por sinqerisht kemi menduar se ato kanë mbetur prapa nesh", tha David Miliband.
Muajin e kaluar, Rusia kishte urdhëruar Këshillin Britanik që ti mbyllë zyret rajonale duke thënë se ato po vepronin ilegalisht. Britania e kishte kundërshtuar këtë ndalim. Ky mospajtim po bëhet në kuadër të tensioneve për shkak të refuzimit të Rusisë që autoriteteve britanike tu dorëzoj të dyshuarin kryesor për vrasjen me helmim të Aleksander Litvinenko në Londër në vitin 2006. Kryesuesja e rradhës së Bashkimit Evropian, Sllovenia ka kërkuar nga Rusia që të lejoj Këshillin Britanik që të veprojë lirisht.
XS
SM
MD
LG