Ndërlidhjet

VJENË


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier tha se komuniteti ndërkombëtarë "nuk mund dhe nuk do të" lejojë Iranin të zhvillojë teknologjinë për armët bërthamore. Steinmeier i bëri këto komente në Vjenë para takimit më kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike Muhammad el-Baradei i cili së voni është kthyer nga Teherani. Gjermania ka ftuar 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme në Berlin, për të diskutuar mundësinë e sanksioneve të reja kundër Teheranit, para se kjo e fundit të vazhdojë me pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG