Ndërlidhjet

NIKOZI


Zyrtarët e lartë të 10 vendeve të Mesdheut, që janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë tubuar sot në një konferencë dyditëshe për të diskutuar për statusin e Kosovës, për Lindjen e Mesme dhe për imigrimin ilegal. Agjencia Associated Press raporton se Qiproja e kundërshton shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke u frikësuar se kjo do të legjitimonte shtetin e turqëve të Qipros në veri. Por, ministri i jashtëm bullgar, Ivailo Kalfin i hodhi poshtë këto pretendime. "Ne nuk shohim asnjë logjikë, e cila do ta lidhte statusin e Kosovës" me Qipron veriore, tha Kalfin. Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Andrian Cioroianu tha se Kosova nuk paraqet precedent "për asnjë konflikt tjetër" dhe se këto çështje "janë krejtësisht të ndryshme".
XS
SM
MD
LG