Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia është e shqetësuar me vlerësimet që i përmbanë raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për "mundësinë e përkeqësimit të shpejtë të situatës në Kosovë", deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i ministrisë së jashtme, Mihail Kaminjin. Në një deklaratë të shkruar, zoti Kaminjin mëtutje thekson se zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të bëhet vetëm në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare, e kjo, sipas tij, nënkupton domosdoshmërinë e miratimit të statusit në Këshillin e Sigurimit, sipas vendimit që do t'i përgjigjej si Beogradit ashtu edhe Prishtinës. Mihail Kaminjin tha se ende është aktual propozimi rus për vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG