Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Bullgaria është pajtuar që t'i bashkohet projektit të gypsjellësit kryesor, që ka shtuar shqetësimet lidhur me rritjen e varësisë së Evropës ndaj furnizimeve me energji nga Rusia. Projekti 10 miliardë dollarë, i njohur me emrin "Rrjedha jugore" do ta transportoj gazin rus nën Detin e Zi në Bullgari dhe mëtutje në Evropën Jugiore. Kryeminsitri Sergei Stanishev tha se qeveria ka miratuar këtë marrëveshje në një mbledhje të jashtëzakonshme sot në mëngjes, pas bisedave me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, që po qëndron në Bullgari.
XS
SM
MD
LG