Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i ka paralajmëruar udhëheqësit e Kosovës se Rusia nuk do ta mbështesë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një hap i tillë do të ishte "ilegal dhe imoral".
"Deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e saj eventuale nga Bashkësia Ndërkombëtare do të ishte ilegale dhe imorale, dhe Rusia nuk mund të mbështesë një zgjidhje të tillë të problemit", tha Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Bullgarisë Georgi Parvanov në Sofje.
"Ne mendojmë se bisedimet për statusin e Kosovës duhet të vazhdojnë derisa të arrihet kompromisi, qe i përshtatet si popullatës shqiptare ashtu edhe asaj serbe në Kosovë", tha Putin.
Presidenti i Bullgarisë Georgi Parvanov tha se Bullgaria si anëtare e re e NATO-s dhe e BE-së, e mbështet pikëpamjen evropiane se Kosova duhet të bëhet e pavaruar por ai bëri thirrje për kujdes.
"Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të arrihet uniteti në BE që çështja e Kosovës të mos bëhet vi ndarëse brenda Unionit", tha Parvanov.
Putin dhe Parvanov i bënë këto komente pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e gaz-sjellësit më të madh që do të rrisë dominimin e Rusisë në tregun evropian të energjisë. Projekti 10 miliardë dollarë, i njohur si "Rrjedha Jugore" do ta transportojë gazin rus nën Detin e Zi në Bullgari dhe mëtutje në Evropën Jugore.
XS
SM
MD
LG