Ndërlidhjet

SOFJE


Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i ka paralajmëruar udhëheqësit e Kosovës se Rusia nuk do ta mbështesë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një hap i tillë do të ishte "ilegal dhe imoral".
"Deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e saj eventuale nga bashkësia ndërkombëtare do të ishte ilegale dhe imorale, dhe Rusia nuk mund të mbështesë një zgjidhje të tillë të problemit", tha Putin në Sofje. "Ne mendojmë se bisedimet për statusin e Kosovës duhet të vazhdojnë derisa të arrihet kompromisi, qe i përshtatet si popullatës shqiptare ashtu edhe asaj serbe në Kosovë", tha Putin.
Presidenti i Bullgarisë Georgi Parvanov tha se Bullgaria e mbështet pikëpamjen evropiane se Kosova duhet të bëhet e pavaruar, por ai bëri thirrje për kujdes. "Është shumë e rëndësishme të arrihet uniteti në BE që çështja e Kosovës të mos bëhet vijë ndarëse brenda Unionit", tha Parvanov.
Putin dhe Parvanov sot nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e gaz-sjellësit më të madh që do të rrisë dominimin e Rusisë në tregun evropian të energjisë. Projekti 10 miliardë dollarë, i njohur si "Rrjedha Jugore" do ta transportojë gazin rus nën Detin e Zi në Bullgari dhe mëtutje në Evropën Jugore.
XS
SM
MD
LG