Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Voisllav Koshtunica ka shprehur besimin se qeveria serbe dhe ajo e ruse do të arrijnë marrëveshje rreth "bashkëpunimit strategjik në fushën energjetike".
"Qëllimi kryesor i qeverisë së Serbisë është që të sigurojë të ardhme të qartë ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë. Për këtë jam i bindur se qeveria serbe dhe ajo ruse do të arrijnë marrëveshje të bashkëpunimit strategjik në fushën e energjisë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG