Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjykata serbe ka denuar 25 anëtarë të bandës së Beogradit për një seri vrasjesh dhe sulmesh ndaj biznesmenëve dhe grupeve rivale kriminale gjatë viteve pas rrënies së regjimit të Millosheviqit. Të akuzuarit, përfshirë dhe kreun e "Klanit të Zemunit" Milorad "Legija" Ulemek, u dënuan për përfshirje në 18 vrasje, rrëmbime dhe sulme me bomba. Ulemek, ish komandant i policisë speciale tashmë ndodhet në burg për përfshirjen e tij në vrasjen e ish kryeministrit Zoran Xhingjiq në vitin 2003 dhe vrasjen e ish presidentit jugosllav Ivan Stamboliq në vitin 2000.
XS
SM
MD
LG