Ndërlidhjet

LUBJANË


Sonte në Bërdo afër Kranjit në Slloveni mbahet mbledhja e pjesës evropiane të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Në këtë takim, pos përfaqësuesit të Sllovenisë, që është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, do të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe Olli Rehn. Është paralajmëtruar se në këtë mbledhje, që do të jetë e nivelit të ministrave të jashtëm, do të diskutohet për zhvillimet e fundit lidhur me statusin e Kosovës. Pos, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, anëtarë të Grupit të Kontaktit janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ky grup ishte formuar për të gjetur zgjidhje për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG